Fondacioni Hafiz Ali Korca

Fondacioni arsimor “Hafiz Ali Korça” është një fondacion i themeluar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili ka për qëllim kontributin kryesisht në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj në vendin tonë. Ne besojmë që edukimi është sfida e përbashkët e çdo qyterari shqipëtar.
Ne ëndërrojmë për një Shqipëri, në të cilën edukimi i çdo të riu të mos jetë i kufizuar nga kushtet sociale dhe ekonomike, por të shërbejë si mjet për hapjen e dyerve të së ardhmes e t’i japë shpresë çdo të riu, që ëndërron të përparojë me hapin e kohës.

“Edukimi është domosdoshmëri, jo një opsion! ”

Fondacioni Arsimor Hafiz Ali Korca.

Projektet me te fundit :

Ne besojmë në të nesërmen! Mbështeteni

fushatën tonë sot

Eventet me te fundit :

Ky fondacion synon realizimin e disa qëllimeve si:

  • Dhënien e kontributit në fushën e arsimit, në mënyrë që të kemi një Shqipëri me prioritet kryesor edukimin e të rinjve. Duke qenë se ndryshimi fillon me edukimin e brezave të rinj.
  • Synojmë që me mbeshtetjen tonë, të gjithë të rinjtë, pavarësisht kushteve sociale dhe mundësive financiare, të kenë mundësi të barabarta shkollimi.
  • T’i sigurojë çdo të riu shqipëtar mundësitë e duhura për të arritur formimin e duhur akademik si dhe një të ardhme të ndritur për një shoqëri të avancuar.
  • T’i japë mundësinë çdo të riu Shqipëtar, që ka motivimin e duhur, pavarësisht pengesave ekonomike, të zgjerojë potencialet individuale e të bëhet një lider në  të ardhmen.
  • Të punojë fort e të kontribojë në fushën e arsimit, në mënyrë që shoqëria Shqipëtare të arrijë një nivel të lartë intelektual.